Sadiku tregon se çka po i mungon kësaj Shqipërie - Bota Sot
Sadiku tregon se çka po i mungon kësaj Shqipërie

Futboll

Sadiku tregon se çka po i mungon kësaj Shqipërie

Më: 23 mars 2019 Në ora: 08:49
Armando Sadiku

Armando Sadiku është shprehur me shumë zhgënjim pas humbjes 0-2 të Shqipërisë nga Turqia.

Kombëtarja e Turqisë ka marrë tre pikë të plota nga përballja në ‘Loro Boriçi’ ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

“Nuk isha që nga minuta e parë për shkak të një kontraktimi të pësuar në stërvitje me kombëtaren. Kur kam ardhur isha shumë mirë, por pas kontraktimit nuk isha më në 100%. Isha titullar në prova, por u desh ta nisja si zëvendësues nga pankina”, tregon Sadiku.

“Mungon shpirti i grupit. Ne jemi ekipi i vogël ndaj duhet që rastet ti shfrytëzojmë dhe shndërrojmë në gol. Vetëm kështu mund të ngrihemi si ekip. Ne nuk shënuam ndërsa kundërshtari e bëri duke përfituar nga gabimet tona”, përfundoi Sadiku.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ajo në udhëtim kundër Andorrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...