Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Futboll

Lamtumirë Real, Kroos transferohet në Premierligë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 09:08
Kroos

Manchester United mund të nënshkruajë me Toni Kroos për 50 milionë euro këtë verë.

Mesfushori gjerman është i gatshëm të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, pas qëndrimit pesë vjeçar.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do të negocionin me Real Madridin, duke iu ofruar deri në 50 milionë euro për 29 vjeçarin.

Kroos ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022, por është duke e menduar largimi nga kryeqyteti spanjoll, për të rindërtuar karrierën në një vend tjetër.

Mesfushori është objektiv i Manchester United që një kohë të gjatë, pasi ‘Djajtë e Kuq’ janë përpjekur të nënshkruajnë me të edhe në vitin 2014, por Kroos në fund kishte zgjedhur Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat