Fadil Muriqi flet se a është presioni te Kosova apo te Bullgaria 

Futboll

Fadil Muriqi flet se a është presioni te Kosova apo te Bullgaria 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:57
Fadil Muriqi gjatë një interviste

Ish futbollisti i mirënjohur i gjeneratës së artë të Prishtinës të viteve të 80-ta, Fadil Muriqi, e pret me padurim sfidën e parë të Kombëtares së Kosovës kundër Bullgarisë, e cila luhet të hënën (20.45) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 
“Sigurisht në presion janë te dyja skuadrat, por mendoj se Bullgaria janë me tepër në presion sepse Kosova ka arritur një rezultat mjaft të mirë dhe aty ku janë deri me tash nuk kanë humbje, shpresoj se të gjitha gjërat do të shkojnë mjaft mirë”, tha Muriqi për gazetën kombëtare  “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat