Inter "dhëmb më dhëmb" me Juven për “Pirlon” e së ardhmes

Futboll

Inter "dhëmb më dhëmb" me Juven për “Pirlon” e së ardhmes

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:12
Sandro Tonali

Në maj mbush 19 vjeç dhe këtë sezon ka shkëlqyer duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet me skuadrën e tij, aq sa arriti të marrë ftesë edhe nga kombëtarja e Italisë.

Bëhet fjalë për Sandro Tonali, mesfushori i Brescia që ka ngjallur interesin e shumë skuadrave për ta marrë në ekip. Juventus prej kohësh është vënë pas tij, me Fabio Paratici që ka zhvilluar disa takime me presidentin Massimo Cellino, por ende nuk ka arritur të ofrojë siguri për të marrë shërbimet e tij.

Kartoni i lojtarit vlerësohet deri në 30 milionë euro, mirëpo vetë lojtari kërkon të dijë projektin e klubit rreth tij sepse ka refuzuar të jetë një “gur shahu” që të qëndrojë si zëvendësues.

Ndërkohë Beppe Marotta po shfrytëzon të gjithë njohjen dhe miqësinë që ka krijuar ndër vite me presidentin Cellino për të bindur atë ta shesë tek Inter. Piero Ausilio ka dërguar disa zbulues talentesh disa herë dhe e kanë ndjekur mesfushorin.

Ideja e Marottas është që të kalojë Juventusin, për këtë i ka ofruar Brescias që nëse arrijnë të kalojnë në Serie A sezonin e ardhshëm, do e lënë lojtarin një vit në huazim tek skuadra aktuale dhe më pas do e marrin në Milano. Shifrat e ofertave të klubeve për lojtarin ende mbeten të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat