Lionel Messi braktisi dje Argjentinën dhe tashmë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Scaloni.
Ylli i Barcelonës ka ndjerë dhimbje në kockat pubike të legenit, për këtë arsye ka humbur shansin për të luajtur kundër Marokut e cila do të zhvillohet në datën 26 mars.
Ende nuk dihet se sa do ti duhet të riaftësohet në kohë por mediat aludojnë se ai mund të mungojë në ndeshjen e 10 prillit kundër Manchester United në Ligën e Kampioneve.