Kane zbulon sekretin e Anglisë - Bota Sot
Kane zbulon sekretin e Anglisë

Futboll

Kane zbulon sekretin e Anglisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:37
Kane zbulon sekretin e Anglisë

Anglia i ka nisur shumë mirë kualifikimet për Kampionatin Evropian, pasi në ndeshjen e parë shënoi fitore bindëse (5:0) ndaj Çekisë.

Njëri nga futbollistët më të mirë të “Tre Luanëve”, Harry Kane thotë se Anglia po përfiton ende nga besimi që i dha paraqitja në Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve të vitit të kaluar. Të besuarit e trajnerit Gareth Southgate duket se vijojnë rrugën e mirë të arritjes në gjysmëfinale të një gare të madhe, për herë të parë që nga viti 1996 (Botërori i Rusisë).

Duke folur për ITV Sport, Kane tha: “Sistemi ynë patjetër i përshtatej Raheem Sterling. Me 4-3-3, krahët qëndrojnë lart. Ishte një paraqitje e shkëlqyer e ekipit, ne ushtruam presion të madh, ia bëmë të vështirë kundërshtarit, shënuam gola dhe ishim klinikë në çdo drejtim”, ka thënë Kane.

“Ne jemi duke e shijuar këtë moment të mirë, që ka nisur nga vera e kaluar në Rusi dhe ka vijuar me Ligën e Kombeve. Po luajmë futboll cilësor, të gjithë po e shprehin veten, kemi lojtarë të rinj, të uritur dhe kjo u dëshmua në ndeshjen me Çekinë”, ka shtuar sulmuesi anglez.

Anglia do të përballet me Malin e Zi në një tjetër eliminatore të “Euro 2020”, pastaj do të luajë sërish në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, kundër Holandës, më 6 qershor. Me Bullgarinë dhe Kosovën, dy rivalët e tjerë, skuadra e Southgate duhet të luajë në vijimësi për Grupin A. Një fitore të hënën do t’i vinte në pozitë të fortë “Tre Luanët” pas dy ndeshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...