Rivaldo: Griezmann të ikë te Barcelona - Bota Sot
Rivaldo: Griezmann të ikë te Barcelona

Futboll

Rivaldo: Griezmann të ikë te Barcelona

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:56
Rivaldo: Griezmann të ikë te Barcelona

Rivaldo ka analizuar situatën te Real Madridi, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Ai thotë se klubi i bardhë duhet të fokusohet patjetër në nënshkrimin e një zëvendësuesi të yllit portugez. Kampioni i botës me Brazilin beson se Neymar, ose Mbappé, njëri nga të dy, mund ta lërë PSG dhe të bashkohet me Zidane në “Santiago Bernabeu”. Një tjetër nga temat e trajtuara nga ish-lojtari i Barcelonës është e ardhmja e Griezmann në klubin Blaugrana.

"Unë nuk kam asnjë dyshim se Griezmann do ta ndihmonte shumë Barcelonën, nëse nënshkruan me katalanasit. Është e qartë se e meriton këtë fanellë, me personalitetin dhe cilësinë që ka treguar në Botërorin e Rusisë, edhe me Atletico Madrid. Në këtë rast, do të ishte një përforcim i shkëlqyer për Barcelonën. Nëse shkon te Barcelona, është thelbësore që të mos ju kapë paniku i të luajturit në një klub të madh. Përveç kësaj, ai duhet t'iu përshtatet shokëve të tij, sulmuesve të tjerë, si Messi dhe Suarez. Në këtë rast, nëse punojnë së bashku, ata mund të arrijnë sukses të madh".

Lidhur me largimin e CR7 nga Real Madridi, braziliani ishte i qartë: "Ai bënte diferencën në kohë të vështira. Nuk ka rëndësi nëse Real Madridi përpiqet ta shmangë të folurin për Ronaldon. Qartësisht, sukseset e fundit të të bardhëve, përfshirë edhe fitimin e tre Champions-ve radhazi, ishin kryesisht meritë e atij".

Rivaldo sugjeron se “Los Blancos” duhet të gjejnë pasardhësin e portugezit: "Ky sezon tregoi se sa boshllëk ka lënë CR7 te Real Madridi. Klubi duhet të nënshkruajë me një tjetër, që ta zëvendësojë. Mbappe dhe Neymar janë dy emrat më potencialë në qarkullim për atë pozicion. PSG nuk do t’i lëshojë ata, sepse nuk kanë nevojë për të holla. Megjithatë, njëri prej tyre mund t’i bashkohet Zidanes në kryqytetin spanjoll. Kjo do të varet edhe nga këmbëngulja e Zidane dhe Real Madridit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...