Gjesti human bën xhiron e botës! - Bota Sot
Gjesti human bën xhiron e botës!

Futboll

Gjesti human bën xhiron e botës!

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:02
Jorge Sampaoli

Jorge Sampaoli njeri me zemër të madhe. Trajneri i Santos ka hequr dorë nga paga e tij.

Gjatë konferencës për shtyp 59-vjeçari u ka dërguar sinjale solidariteti lojtarëve të tij që prej dy muajsh nuk paguhen për shkak të proplemeve financiare që po kalon klubi. Sampaoli deklaroi se Santos është një klub me një histori të madhe dhe se të gjithë në skuadër duhet të jenë në lartësinë e duhur për ta çuar përpara ekipin e Santos.

Ai thesksoi se stafi teknik e ka marrë pagën në mënyrë korrekte çdo muaj, por të gjithë kanë vendosur ta rikthejnë atë duke pare situatën e vështirë në të cilën ndodhet klubi. Sampaoli u shpreh i bindur se çdo njeri në vendin e tyre do të kishte vepruar njësoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...