Gjilani fiton në testin miqësor kundër Vllaznisë - Bota Sot
Gjilani fiton në testin miqësor kundër Vllaznisë

Futboll

Gjilani fiton në testin miqësor kundër Vllaznisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:37
Gjilani fiton në testin miqësor kundër Vllaznisë

Gjilani ka arritur fitore me rezultat 4:0, në duelin e sotëm miqësor kundër Vllaznisë së Pozhoranit.Golin e parë në sfidën e sotme Gjilani e arriti nëpërmjet Jefferson, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penaltisë, ku realizoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Gjilani arriti të realizoj edhe 3 herë të tjera, fillimisht Shpend Asani ngriti epërsinë në 2:0.

Dy golat e fundit në takim ishin me autor Wilber Perez, që i dhanë edhe rezultatin final kësaj ndeshje miqësore.Në takimin e sotëm kryetrajneri i ri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pati mundësinë ta shohë nga afër formën e futbollistëve të tijë, ku në këtë sfidë, Mezani, i inkuadroi të gjithë futbollistët e skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...