“Hamburgeri më bëri legjendë të Belgjikës” - Bota Sot
“Hamburgeri më bëri legjendë të Belgjikës”

Futboll

“Hamburgeri më bëri legjendë të Belgjikës”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:39
Eden Hazard

den Hazard renditet mes lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, mirëpo në vitin 2011 ai u bë i famshëm për një veprim aspak normal.

Belgjika po luante ndaj Turqisë në vitin 2011 dhe Hazard zëvendësohen në minutën e 60’-të. Sulmuesi i Chelsea nuk shkoi në bankinë por zgjodhi të largohet nga stadiumi për të ngrënë një hamburger.

“Salca e atij hamburgeri është e preferuara ime.. akoma i kërkoj mamit të më sjellë në Londër. Atë natë bëra një budallallëk. Historia e hamburgerit… akoma flitet për të. Kjo gjë më bëri legjendë në kombëtare”, tha Hazard në një intervistë për medien belge “RTBF”.

Pas këtij veprimi, trajneri i asokohe Georges Leekens e pezulloi për dy ndeshje dhe Hazard humbi sfidat ndaj Sllovenisë dhe Azerbajxhanit.

Prej kohësh Hazard kërkohet nga Real Madrid dhe në verë mund të ketë një marrëveshje për kalimin e tij në Spanjë, në të kundërt belgu duhet të presë sa t’i mbarojë kontrata me Chelsea për t’u bashkuar me “Los Blancos”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...