Tifozët turq të “fiksuar” pas gazetares shqiptare

Futboll

Tifozët turq të “fiksuar” pas gazetares shqiptare

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:44
Vilma Masha

Turqia shënoi fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, duke triumfuar me rezultatin 2:0 ndaj Kombëtares shqiptare.

Një 3 pikësh që mund t’i japë një optimizëm të madh në rrugën drejt finaleve të Euro 2020. Gjithsesi, ndryshe nga futbollistët turq, të cilët kishin ardhur në Shkodër për të fituar, tifozët e skuadrës mysafire kanë gjetur kohë edhe për të ngacmuar gazetaren Vilma Masha.

Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, bukuroshja e “Supersport” është komplimentuar nga shumë tifozë turq. Një episod që mund t’i shërbejë Mashës për të harruar disi disfatën ndaj Turqisë në kualifikueset e Euro 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat