Uzuni: Fitorja me Andorrën është detyrim

Futboll

Uzuni: Fitorja me Andorrën është detyrim

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:42
Uzuni: Fitorja me Andorrën është detyrim

Futbollisti i kombëtares Myrto Uzuni ka dalë përpara mediave ditën e sotme pas takimit të humbur me Turqinë. Ai ka folur për pritshmëritë për ndeshjen me Andorrën, por nuk ka preferuar të komentojë largimin e e trajnerit.

Na mungoi cilësia në skuadër…

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Na penalizoi fakti që nuk shfrytëzuam mundësitë që na u dhanë”

Panuçi nuk është më, të dha mundësinë për kombëtaren, ndihesh keq?

“Ne luajm për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner që vjen këtu. Nëse dikush jep në fushë atëherë ai do të luajë.”

Çfarë ndodhi në këtë ndeshje?

“Donim të merrnin rezultat pozitiv pasi ishim përpara tifozëve tanë. Na penalizoi goli i dytë. Jam i gatshëm të luaj kudo për këtë fanellë. Edhe te Lokomitva kam luajtur në krahë dhe në majë të sulmit.”

Andorra?

“Kemi bërë një hap pas. E kemi detyrim këtë fitore. Nëse nuk fitjojmë jemi jashtë garës”

Çfarë iu tha Panuçi?

“Të jemi të përqëndruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht. E mësuam sot në mëngjes që do të ikte. Nuk dua të flas për largimin e Panuçit”.

Është vështirësuar rruga për vendin e dytë?

“Nuk ka mbaruar asgjë. E kemi detyrim tani të fitojmë në Turqi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat