Kjo është fytyra e vërtetë e serbit të Manchester Utd, kujton bombardimet në Kosovë, ja çfarë shkruan - Bota Sot
Kjo është fytyra e vërtetë e serbit të Manchester Utd, kujton bombardimet në Kosovë, ja çfarë shkruan

Futboll

Kjo është fytyra e vërtetë e serbit të Manchester Utd, kujton bombardimet në Kosovë, ja çfarë shkruan

Nga: K. Goca Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:14
Nemanja Matiq me postim në instagram

Sportisti është sportist dhe duhet të jetë sa më larg politikës, por kështu nuk ndodhë edhe me disa nga sportistët serb, të cilët ende kujtojnë periudhën e vitit 1999, duke u munduar të shiten si viktima, kurse shteti i tij, Serbia ka bërë krime të mëdha si në Kosovë, si në Bosnje dhe Kroaci.

Nemanja Matiq ka kujtuar kohën e bombardimeve të NATO-s 20 vjet më parë. Ai ka postuar disa fotografi në rrjetin e tij social, Instagram, në të cilat shihen pamjet nga bombardimet e NATO-s, bombardime të cilat zgjatën 78 ditë.

Image

“Never forget 1999”, ka shkruar Matiq. Futbollisti serb u desh t’i kërkojë falje Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës, për krimet që ka bërë Serbia, që ka vrarë me qindra mijëra njerëz dhe mijëra të zhdukur ende nuk dihet se ku janë. Kjo është fytyra e vërtet e një futbollistit, që ka në shpirt nacionalizmin dhe nuk gjen fjalë ta dënojë në asnjë formë agresionin serb në vitet e 90-ta.  

NATO kishte bombarduar caqet e ushtrisë, paramilitarëve dhe milicisë së Serbisë, që bënë krime të mëdha në popullin shqiptar të Kosovës. NATO shpëtoi popullin shqiptar dhe dëboi pushtuesin serb nga Republika e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...