Kaka nuk ka dyshime: Ai do të shkruajë historinë

Futboll

Kaka nuk ka dyshime: Ai do të shkruajë historinë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:35
Ricardo Kaka

Ricardo Kaka, legjenda e Milan-it, ka folur për bashkëkombësin e tij, Lucas Paqueta-n, fantazisti i kuqezinjve dhe Brazilit. Këto kanë qenë fjalët e ish-milanistit për "Sky Sport": 

"Kjo marrëdhënie mes Milan-it dhe Brazilit është shumë e bukur. Paqueta është rritur në Brazil, ka luajtur te Flamengo dhe tani ka ribashkuar kuqezinjtë me tokën time". 

"Do të jetë shumë e bukur për të të luajë me 10-ën e kombëtares. Ai do të shkruajë historinë. Mendoj se është gati, edhe pse kur zbret në fushë numri që mban mbrapa krahëve nuk ka asnjë rëndësi". 

"Është gati për kombëtaren, duhet të vetëm të fitojë më shumë eksperiencë, por ka një trajner shumë të mirë që i njeh amerikanojugorët. Gattuso më ka ndihmuar shumë mua dhe tani po ndihmon atë".

Brazili do të luajë pasditen e sotme (18:00) një miqësore kundër Panamasë në stadiumin "Dragao" të Porto-s.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat