Sarri drejt shkarkimit

Futboll

Sarri drejt shkarkimit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:04
Sarri drejt shkarkimit

Mauricio Sarri me shumë mundësi do të shkarkohet nga Çelsi në fund të sezonit. Nuk përjashtohet mundësia që trajneri italian të shkarkohet dhe gjatë javëve në vazhdim, sipas asaj që raporton britanikja “The Sun”.

Në kampin e londinezëve qarkullojnë dy emra, të cilët do të zëvendëojnë Sarrin. I pari është një legjendë e Çelsit dhe trajneri aktual i Derbit në ligën e dytë angleze, Frenk Lampard. Anglezi është një emër shumë i dashur nga tifozët, por nuk garanton një ecuri pozitive në vazhdim.

Nga ana tjetër Roman Abramoviç, pëlqen trajnerin aktual të Ulvërhemton, Nuno Esprito Santo. Ai po bën një punë shumë të mirë te skuadra angleze dhe është një emër që ngjall besim te “Blutë e Londrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat