De Ligt tek Barca? Ja kur pritet zyrtarizimi

Futboll

De Ligt tek Barca? Ja kur pritet zyrtarizimi

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:54
Matthijs De Ligt.

Duket se nuk ka më asnjë dilemë për të ardhmen e super mbrojtësit, Matthijs De Ligt.

Pas marrëveshjes së Ajax Amsterdam dhe Barcelonës për shkëmbimin e lojtarëve të akademisë, duket se gjithçka është vendosur.

Skuadra e Ajax tashmë dëshiron që sa më parë të zyrtarizojë kalimin e De Ligt tek skuadra katalane, sipas gazetarit spanjoll, Fernando Polo.

Drejtuesit e skuadrës katalane pritet të udhëtojnë drejt Holandës, gjatë ditës së hënë, ku në Amsterdam do të takohen me përfaqësuesit e Ajax.

Një marrëveshje mes dy skuadrave pritet të ndodh qysh në ditët e para të javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat