Dëshirë dhe vullnet për futboll edhe nga vajzat e reja në Suharekë 

Futboll

Dëshirë dhe vullnet për futboll edhe nga vajzat e reja në Suharekë 

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:54
Dëshirë dhe vullnet për futboll edhe nga vajzat e reja në Suharekë 

Edicioni i dytë i projektit “Rekrutimi i vajzave të reja shkollore në futbollin e organizuar”, i cili nisi para dhjetë ditësh në Mitrovicë, ka vazhduar me turneun e radhës në Suharekë nën moton “Ti mund ta bësh – You can do it”. Gjatë dy ditëve garash të organizuara nga FFK-ja në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport dhe Shoqatës së Pedagogëve të Edukatës Fizike dhe Sportit, e ku morën pjesë 12 shkolla të komunës së Suharekës u pa interesim dhe dëshirë e madh e vajzave të reja për futbollin. Hapjen e turneut e bënë kryetarja e Komisionit të Futbollit të Femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi dhe nënkryetarja e komunës së Suharekës, Mihrije Suka, derisa e pranishme ishte edhe shefja e futbollit të femrave në FFK, Valbona Uka-Gashi, si dhe përzgjedhësi i Kombëtares U19 dhe U16 të femrave, Kushtrim Munishi, i cili i  ka ndjekur ndeshjet nga afër në kërkim të talenteve që në të ardhmen mund t’i bashkohen pse jo edhe ekipeve kombëtare. Në fund fitues i këtij turneu doli ekipi i SHFMU “Edit Durham” nga Mushtishti, i cili do ta përfaqësojë komunën e Suharekës në turneun final në fund të këtij viti pas përfundimit të turneve në 14 komunat që janë pjesë e këtij projekti, e që do të zhvillohet në Prishtinë. Ndërkohë, vendi i dytë i ka takuar SHFMU “Iliria” nga fshati Savrovë. Ashtu sikurse në turneun e Mitrovicës edhe në Suharekë FFK-ja për të gjitha shkollat pjesëmarrëse ka dhuruar nga 6 topa të futbollit, derisa për ekipet më të mira janë ndarë kupa dhe mirënjohje.

Rezultatet
Xhiro e parë

SHFMU “Shkëndija” – SHFMU “Migjeni” 0:1
SHFMU “Sh.Mazreku” – SHFMU “Edit Durham” 0:2
SHFMU “Gj.K.Skënderbeu” – SHFMU “B.Ndreca” 1:0
SHFMU “Iliria” – SHFMU “D. Bajraktari” 2:0
SHFMU “D. Tivarit” – SHFMU “Flamuri i Arbërit” 0:4
SHFMU “7 Marsi” – SHFMU “28 Nëntori” 0:2

Xhiro e dytë
SHFMU “Iliria” – SHFMU “Flamuri i Arbrit” 5:0
SHFMU “28 Nëntori” – SHFMU “Ismet Jashari Kumanova” 0:0 (0:2-pen)
SHFMU “Migjeni” – SHFMU “Edit Durham” 0:1

Gjysmëfinalja
SHFMU “Edit Durham” – SHFMU “Gj.K. Skenderbeu” 1:0
SHFMU “Iliria” – SHFMU “I. J. Kumanova” 1:0

Finalja
SHFMU “Edit Durham” – SHFMU “Iliria” 2:0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat