Xhaka gati për hapin e radhës: Arsenali nuk do të jetë ndalesa e fundit

Futboll

Xhaka gati për hapin e radhës: Arsenali nuk do të jetë ndalesa e fundit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:18
Granit Xhaka

Ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka po peshon të ardhmen e tij në Arsenal.

Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë kapiten i Arsenalit disa herë nën urdhrat e Unai Emeryt dhe ka impresionuar në mesfushë.

Xhaka ka filluar të bëhet lider i Topçinjve, por ka zbuluar se ai është i etur të vazhdojë të përmirësojë edhe më tutje karrierën e tij.

Mesfushori nga Kosova ka treguar se është shumë ambicioz dhe synon të bëjë hapin e radhës të madh në karrierë.

“Unë jam shumë ambicioz”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediumi Tagblatt.

“Dua të bëjë hapin tjetër. Arsenali nuk duhet të jetë ndalesa e fundit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat