“Paguani 130 milionë euro dhe lojtari është i juaji”

Futboll

“Paguani 130 milionë euro dhe lojtari është i juaji”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 21:37
Kalidou Koulibaly

Manchester United kërkon të sjellë me çdo kusht në “Old Trafford” mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly, por për “djajtë” ky nuk ka për të qenë një mision i lehtë. Sipas “Daily Mail” presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka bërë të qartë çmimin që United apo kushdo ekip tjetër do të paguajë për 27-vjeçarin: 130 milionë euro.

Real Madrid, Barcelona, Chelsea, PSG dhe Manchester United duan të marrin lojtarin që do t’u zgjidhte shumë punë, por “djajtë” e trajnerit Solskjaer duken në “pole”. Shumë prej 130 milionë eurosh duket shumë e lartë, madje do të thyente çdo rekord për një mbrojtës, por Napoli nuk bën ulje.

Për këtë arsye, Manchester United kërkon të përdorë si kartë shtesë një mbrojtës italian, Matteo Darmian, që do të rikthehej në Serinë A. Përveç Darmian, skuadra e United do të paguajë edhe një shumë të konsiderueshme parash, për të shkuar te shifra 130 milionë euro.

Koulibaly ndodhet te Napoli prej 5 sezonesh, duke shkëlqyer gjithnjë edhe pse nuk ka fituar ende asnjë trofe. Ndaj senegalezi kërkon të luajë në një ekip ku ka mundësi të ngrejë lart trofe. Pas fyerjeve raciste që ka marrë disa herë nëpër stadiumet e Italisë këtë sezon lojtari pritet të largohet edhe pse shuma e lartë që Napoli kërkon mund ta mbajë peng.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat