Nuk ndalen golat në “Mestalla”, gol ka edhe në duelin Itali-Finlandë

Futboll

Nuk ndalen golat në “Mestalla”, gol ka edhe në duelin Itali-Finlandë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 22:24
Pamje nga ndeshja

Shënohet edhe goli i tretë në duelin e mbrëmjes së sotme, Spanjë-Norvegji.

Vendasit kanë shënuar golin e epërsisë, vetëm shtatë minuta pasi nordikët barazuan përmes Joshua King.

Ishte kapiteni spanjoll, Sergio Ramos, ai i cili konvertoi në gol një penallti të fituar. Minuta e 75-të, Spanjë-Norvegji, 2-1.

Ndërkaq Italia ka realizuar edhe golin e dytë përballë Finlandës. Talenti i ri, Moise Kean, shënoi në të 74-tën për t’i dhënë edhe më shumë siguri djelmoshave të Mancinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat