Armando Duka flet pas shkarkimit të Panuccit, tregon kur mësohet selektori i ri “kuq e zi”

Futboll

Armando Duka flet pas shkarkimit të Panuccit, tregon kur mësohet selektori i ri “kuq e zi”

Më: 23 mars 2019 Në ora: 23:50
Armando Duka

Ka qenë njëra nga temat më të përfolura ditën e sotme.

Fjala është për shkarkimin e selektorit të Shqipërisë, Cristian Panucci, shkruan GazetaBlic.

Italiani u largua nga Shqipëria pas rezultateve tejet të dobëta, ndërsa tani ka folur edhe numri një i federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka.

Ai tregoi arsyen pse u shkarkua ish lojtari i Romës, ndërsa tregoi se kur mund të mësohet pasardhësi i teknikut azzur.

“Prisnim që të kishte një energji ndryshe skuadra, një paraqitje ndryshe në ndeshjen e parë kualifikuese. Kjo është një arsye pse menduan që edhe pas paraqitjes jo shumë të suksesshme në Nation League të vazhdonim me Panuccin, sepse do të ndryshonte diçka në skuadër.

U pa një skuadër pothuajse inekzistente, që na çoi në një vendimmarrje të detyrueshme. Dhe ai që duhej ndryshuar ishte pikërisht trajneri” ka thënë Duka për ‘Supersport’.

Nuk kam menduar asgjë se kush do të jetë trajner i Shqipërisë. Pas ndeshjes me Andorrën do të mendojmë për teknikun që i duhet skuadrës. Nuk është një gjë e lehtë” ka thënë ai tutje duke folur për emrin e radhës që do të zë bankinën e ‘kuq e zinjve’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat