Kosovë – Bullgari: Vlera e kombëtareve dhe mosha mesatare – Ja kush qëndron më mirë

Futboll

Kosovë – Bullgari: Vlera e kombëtareve dhe mosha mesatare – Ja kush qëndron më mirë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Ndeshja e radhës për kombëtaren e Kosovës do të jetë ajo kundër Bullgarisë.

Në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dardanët të hënën do të kërkojnë asgjë më pak se tri pikë.

Pas disa rezultateve pozitive me radhë, lojtarët e Bernard Challandes kanë fituar vetëbesimin, dhe besohet se do të arrijnë rezultat të mirë edhe ndaj Bullgarisë.

Para kësaj ndeshje, tërheqin vëmendje dy ndryshime të mëdha mes skuadrave që do të përballen me njëra tjetrën; Ajo në moshë dhe ajo në vlerën totale.

Mosha mesatare e kombëtares  bullgare është 28,1 vjet. Pra kemi te bëjmë me një kombëtare me shumë përvojë.

Në anën tjetër, mosha mesatare e kombëtares së Kosovës është 24.2 vjet, sipas ‘transfermarkt’.

Vlera në market për kombëtaren e Kosovës llogaritet të jetë 44.45 milionë euro, ndërsa ajo e Bullgarisë 31.02 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse edhe rezultati në fund të ndeshjes do të jetë në favorin e Kosovës, ashtu sikur këto shifra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat