“Ndizen” eliminatoret, Holanda e Gjermania përballen për herë të tretë në 6 muaj

Futboll

“Ndizen” eliminatoret, Holanda e Gjermania përballen për herë të tretë në 6 muaj

Më: 24 mars 2019 Në ora: 10:26
Holanda

Eliminatoret e Europioanit 2020 do të “ndizen’ sot me supersfidën e grupit C, përballjen Holandë-Gjermani, e planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, të Amsterdamit, në orën 20:45.

Dy skuadrat do të përballen për herë të tretë në 6 muajt e fundit, pas dy takimeve të zhvilluara në Tetor dhe Nëntor të vitit të kaluar, kur bënin pjesë në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve.

Atëherë gjithçka shkoi në favor të Holandës, që shkatërroi “pancerat” 3-0 në sfidën e parë në Amsterdam dhe më pas arriti të rrëmbejë një barazim 2-2 në Gjermani, aq sa i mjaftonte për të zënë vendin e parë në grup.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman e startoi edicionin eliminator tri ditë më parë, duke mposhtur Bjellorusinë në stadiumin “De Kuip” të Roterdamit, me rezultatin e thellë 4-0.

Nga ana tjetër, Gjermania e Low vjen e rinovuar në këto eliminatore, me teknikun që zgjodhi të lërë jashtë skuadrës shumë emra të rëndësishëm të triumfit në Botërorin 2014.

Për gjermanët, edicioni eliminator do të startojë pikërisht mbrëmjen e sotme me transfertën e Amsterdamit, ndërsa tri ditë më parë, Low pati mundësi të shikojë ekipin në një test miqësor përballë Serbisë, që u mbyll në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat