Shqiptarin e kërkojnë në Londër

Futboll

Shqiptarin e kërkojnë në Londër

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:42
Shqiptarin e kërkojnë në Londër

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A në këto dy sezonet e fundit. Gardiani i portës shqiptare, bën paraqitje shumë të mira dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve të mëdha.

Sipas asaj që raportohet nga “Il Messangero”, flitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, ndryshe nga ajo që Liverpuli ka bërë verën e shkuar. Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lacion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë.

Kujtojmë që Liverpuli në merkaton e verës së shkuar ofroi 30 milionë euro, por u refuzua nga klubi i kryeqytetit italian.

Totenhemi do të zëvendësoj Lorisin, i cili është 32-vjeç dhe duket se nuk ka më shumë vite të tjera në nivele të larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat