Kur i turpëruari mbështet poshtërimin e pushtuesit serb në Kosovë 

Futboll

Kur i turpëruari mbështet poshtërimin e pushtuesit serb në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:32
Kur i turpëruari mbështet poshtërimin e pushtuesit serb në Kosovë 

Rusia dhe Serbia janë të një mendje, janë të një ideje, por që kurrën e kurrës nuk do të realizojnë në shtetin e Kosovës. Dhe disa tifozë rus nëse mund t’i quajmë tifoz të futbollit, dalin me një pankartë primitive në mbështetje të poshtërimit të pushtuesit serb në vitin 1999. “Mbështetësit e ekipit kombëtar rus të futbollit dërguan sot mbështetje për popullin serb për 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Në prag të ndeshjes kundër Kazakistanit në Astana, tifozët e Rusisë kanë shpalosur një pankartë, ku thonë: "Mos harro kurrë 24.3.1999", shkruan “Kurir”. 
Në veçanti, transparenca u soll nga tifozët e Spartakut nga Moska, të cilët janë në marrëdhënie vëllazërore me tifozët e Cërvena Zvezdës nga Beogradi. 
Pankarta mos harro kurrë, do të ishte mirë të shkruhet: Serbi, turp të qoftë për krimet që ke bërë në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, ku kanë vrarë me qindra mijëra njerëz, fëmijë e gra dhe kanë kryer me dhjetëra mijëra dhunime ndaj femrave shqiptare, boshnjake e kroate. Këtë histori e dinë tifozët rus, por solidarizohen me pushtuesin serb dhe hapur e thonë se  mbështesin krimin e forcave paramilitare, militare dhe të milicisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat