“Gerrard më ka poshtëruar, Glasgow ende nuk më ka paguar rrogën”

Futboll

“Gerrard më ka poshtëruar, Glasgow ende nuk më ka paguar rrogën”

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:05
Gerrard dhe Sadiq

Umar Sadiq, që aktualisht luan në Serinë B, me skuadrën e Perugia (drejtohet nga Alessandro Nesta), ka rrëfyer përvojën e tij të shkurtër te skuadra e Glasgow Rangers. Në një intervistë për “Sunday Post”, ai akuzon rëndë trajnerin Steven Gerrard. “Me mua u tregua një njeri krejt ndryshe nga sa prisja. Kur isha me të rinjtë e Romës ishte ai që më telefoi 3-4 herë, duke më kërkuar te skuadra e tij. Më bëri të ndihesha i rëndësishëm, më bindi dhe pranova të shkoja në Skoci”, thotë Sadiq.

“Kur mbërrita në Skoci, nuk pata as kohë që të sistemohesha, para se të vinte Lafferty. Në ato momente nisën edhe problemet dhe situata degjeneroi deri sa u kthye në një makth”, thotë 22-vjeçari Sadiq. Sulmuesi i ri nigerian e konsideron përvojën 6-mujore në Skoci, nga korriku në dhjetor të vitit të kaluar, si një makth që dëshiron ta harrojë sa më shpejt.

“Krejt papritur më thanë që nuk mund të përdorja më dhomat e zhveshjes së skuadrës së parë. Më duhej të ndërrohesha te fëmijët. Pas disa ditësh më ndaluan edhe parkimin në brendësi të qendrës sportive të klubit. Ndihesha i poshtëruar dhe pyesja vazhdimisht se cili ishte problemi me mua, motivin e kësaj sjellje. Kurrë nuk mora përgjigje. As Gerrard nuk më sqaroi asgjë, as menaxherëve të mi nuk i thanë gjë. Një herë më gjobitën 20 mijë stërlina për një “like” në Instagram. Ndërkohë që Rangers ende nuk më kanë paguar rrogën e dhjetorit”, tha Sadiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat