Trajneri i Malit të Zi vjen me deklaratë interesante për Anglinë

Futboll

Trajneri i Malit të Zi vjen me deklaratë interesante për Anglinë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:41
Ljubisa Tumbakovic

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic ka kërkuar një dobësi në ekipin e Anglisë – por pranon se ai nuk mund ta gjejë asnjë të tillë.

Tre Luanët vizitojnë Podgoricën të hënën natën për ndeshjen kualifikuese të dytë të Euro 2020, duke kërkuar fitoren e dytë, pas asaj ndaj Republikës së Çekisë me rezultatin 5-0.

Mali i Zi ka luajtur në Angli katër herë në të kaluarën dhe ka humbur një herë, duke barazuar në tre takimet tjera.

I pyetur nëse sheh ndonjë dobësi në skuadrën e Anglisë, ai u përgjigj: “Po përpiqem vërtet, por nuk mundem.”

“Gjërat që ndodhin në të kaluarën janë vetëm rezultate të mira për Malin e Zi, nesër do të luajmë një ndeshje me lojtarë krejtësisht të ndryshëm, trajnerë të rinj, me aftësi të ndryshme dhe ide të ndryshme nga të dyja skuadrat”.

“Loja e parë ka rëndësinë e vetë – presim diçka pozitive”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat