Challandes: Kjo gjë mund të na shkaktojë probleme ndaj Bullgarisë

Futboll

Challandes: Kjo gjë mund të na shkaktojë probleme ndaj Bullgarisë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:00
Bernard Challandes

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes zbulon se ai nuk do të ndryshojë aspak filozofinë dhe stilin e kombëtares sonë – para ndeshjes me Bullgarinë.

Kosova dhe Bullgaria takohen nesër me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian ‘Euro 2020’.

Challandes tregon se ai nuk ka dëshirë të ndërrojë asgjë për këtë sfidë.

“Ne po hyjmë në garë dhe të gjithë dëshirojnë pikët në një kompeticion si ky, andaj duhet të luajmë mirë në çdo pozitë”, tha fillimisht Challandes në konferencën për shtyp.

“Kombëtarja jonë është në një situatë të mirë për këtë lojë, pasi kemi një ditë më shumë pushim, një ditë më shumë për t’u stërvitur, mirëpo unë flas vetëm për kombëtaren time”.

“Danimarka është më e fortë se Bullgaria, por ne mund të luajmë futbollin tonë pa asnjë filozofi. Ne duhet të luajmë si në ndeshjen e kaluar, por nëse ekipi mendon ndryshe, atëherë do te kemi probleme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat