Joe Aribo në radarin e Topçinjve

Futboll

Joe Aribo në radarin e Topçinjve

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:47

Skuadra Arsenal është e interesuar që ta përvetësojë mesfushorin Joe Aribo, gjatë verës së këtij viti.

Futbollistit anglez do t’i ketë skaduar kontrata në fund të këtij sezoni ne Charlton Athletic, shkruan Goal.

Sipas The Mirror, topçinjtë prej kohësh janë duke e monitoruar 22 vjeçarin dhe pritet që së shpejti të nënshkruajnë kontratë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat