Ky do të jetë kapiteni i Kosovës në ndeshje ndaj Bullgarisë

Futboll

Ky do të jetë kapiteni i Kosovës në ndeshje ndaj Bullgarisë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:01
Kosova

Hekuran Kryeziu do të rikthehet në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Mesfushori fantastik i Zurichut pësoi një lëndim në fundjavën e kaluar me klubin zviceran në ndeshjen ndaj Xamaxit.

Kësisoj ai ka humbur ndeshjen ndaj Danimarkës ku e ndoqi atë nga tribunat e stadiumit Fadil Vokrri.

Por gjilanasi ka arritur t’i mbledhë forcat dhe të bëhet gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Kosovës, ndaj Bullgarisë.

Kësisoj Kryeziu do të jetë nga minuta e parë në fushë ndaj Bullgarisë.

Përveç që do të jetë në fushë, media merr vesh se Hekurani do të jetë edhe kapiten i Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kryeziu e bartë shiritin e kapiteni nga fillimi i takimit.

26-vjeçari shiritin e kapitenit e kishte bartur për herë të parë në takim ndaj Azerbajxhanit në pesë minutat e fundit pas largimit nga loja të Valon Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat