UEFA zgjedhë mes Ramosit dhe Van Dijkut për “Lojtarin e Sezonit”

Futboll

UEFA zgjedhë mes Ramosit dhe Van Dijkut për “Lojtarin e Sezonit”

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:40
Ramos dhe Van Dijk

Sergio Ramos dhe Real Madridi kanë kaluar nëpër një sezon të vështirë.

“Los Blancos” e kanë gati të sigurtë përfundimin e edicionit pa fituar asnjë titull, diçka që nuk ka ndodhur që disa vite.

Reali është eleminuar nga Champions League, Copa del Rey dhe është larg luftës për titull në La Liga.

Kapiteni i skuadrës nuk ka treguar paraqitje të nivelit të njejtë këtë edicion, derisa skuadra ka pasur shumë vështirësi këtë vit.

Pavarësisht se nuk ka performuar mirë me klubin, Ramos ka qenë i jashtëzakonshëm me Kombëtaren e Spanjës.

Ai sapo është shpallur lojtari më i mirë sa i përket Kombëtareve, nga UEFA.

Qendër-mbrojtësi doli i parë falë paraqitjeve të mira me “La Rojan” nga gushti i kaluar.

Në vendin e dytë është pozicionuar Virgil van Dijk, i përcjellur nga Haris Seferovic në të tretin, Andriy Pyatov dhe Antoine Griezmann në pozitat katër respektivisht pesë.

Sipas “Marca”, secili lojtarë vlerësohet nga UEFA duke u bazuar në disa faktorë.

Numri i vogël i ndërhyrjeve të parregullta dhe gabimeve të bëra nga Ramosi, poashtu edhe pasimet e kompletuar dhe ndërhyrjet e suksesshme në top, i kanë siguruar atij më shumë pikë se çdo lojtar tjetër në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat