Kosova brilante, një shtyllë e shumë raste, por portieri shpëtoi Bullgarinë

Futboll

Kosova brilante, një shtyllë e shumë raste, por portieri shpëtoi Bullgarinë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:56
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Kosova mori një pikë të madhe, por është mëkat i madh që nuk triumfoi në bazë të rasteve ndaj Bullgarisë! Sfida mes Kosovës dhe Bullgarisë përfundoi me rezultat 1:1, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Kosova luajti dhe e meritoi fitoren, por e pafat, e cila qëlloi një shtyllë dhe humbi shumë raste, kurse Bullgaria nxori një pikë më shumë fat. Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një atmosferë drithëruese, tifozët “Dardanët” bënë atmosferë fantastike, por nuk iu gëzuan fitores, pasi që sulmuesit tanë ishin të pafat. Bullgaria nuk tregoi pothuajse asgjë nga loja, por ishin mjaft të ashpër dhe janë me fat që nuk pësuan humbje. Kosova i nisi kualifikimet me një pikë të madhe, kurse për Bullgarinë është barazimi i dytë pas atij me 1:1 me Malin Zi. Në minutën e 9-të, Kosova e pafat, një veprim i shpejt sikur rrufe, gati sa përfundoi me gol. Milot Rashica kalon portierin dhe kur pritej topi të futet në rrjetë, njëri nga mbrojtësit e shpëtoi portën e Bullgarisë. Në minutën e 18-të, Vojvoda përplaset me Nedyalkov. Bersant Celina në minutën e 35-të, si stuhi, me një depërtim vetjak nga rreth 17 metra godet fortë dhe portieri Mihaylov mezi shpëtoi portën e tij. 

Në minutën e 39-të, rivënia nga këndi, mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe ishte në gjumë, kurse Vasil Bozhikov nga afërsia me kokë mposhti portierin Muriq dhe 0:1. Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, Milot Rashica humb një rast ideal, i cili nga afërsia nuk e mposhti portierin Mihaylov. Në fund të pjesës së parë, Mërgim Vojvoda humb një rast që nuk humbet i cili nga afërsia gjuan në duart e portierit bullgar. Në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Vedat Muriqi dinak brenda 16-shit, me goditje përtoke qëlloi shtyllën e majtë të portierit Mihaylov.  Gol fantastik në minutën e 62-të. Arbër Zeneli nga rreth 19-20 metra me një goditje mjeshtërore e la të shtangur portierin bullgar Mihaylov dhe topi futet në këndin e majtë të portës, 1:1. Në minutën e 87-të, Arbër Zeneli nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, hodhi një goditje mjeshtërore dhe për disa centimtra topi jashtë portës, ngase portierin bullgar vetëm me shikim e shikoi dhe ishte me fat.

Në fund të sfidës, Milot Rashica nga një pozitë e mirë dërgoi goditje qendrore dhe Mihaylov edhe një herë shpëtoi portën e Bullgarisë. Kosova fitoi pikën e parë, por në bazë të rasteve meritoi të triat, kurse Bullgaria luajti ashpër dhe pesë futbollistët e saj u ndëshkuan me karton të verdhë.  Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ka mbetur i befasuar nga Bullgaria, për shkak se ata qëndruan shumë në mbrojtje.  Challandes ndër të tjera theksoi se do ishte i kënaqur me tre pikë, por duhet të pajtohet me këtë rezultat. ”Ishte ndeshje e vështirë. Bullgaria ka skuadër të mirë defenzive. Kemi humbur shumë raste, ishim nervoz pak. Në pjesën e dytë kishim katër raste, por në futboll më i rëndësishëm është efikasiteti, që na mungoi. Pjesa e dytë ishte më e mirë, luajtëm futboll të mirë, kishim raste, por ishte e vështirë të shpartalloje në mbrojtjen e Bullgarisë.

U befasova, nuk e prita kundërshtarin të mbrohej në këtë mënyrë. Ne patëm ndeshje të mirë, por rezultati nuk është i mirë. Bullgaria kishte eksperiencë. Dy pikë më shumë do ishin të mira, por duhet të pajtohemi me këtë rezultat. Ndonjëherë nuk pajtohemi me vendim e gjyqtarit, por duhet të vazhdojmë përpara. Janë gjërat që ndodhin. Nuk mund të flasim për gjyqtarin, sepse kishim raste të shënonim dhe nuk shënuam”, potencoi Challandes.

Kosova-Bullgaria    1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: G. Mazeika (Lituania).
Shënues: Zeneli (62’)-Bozhikov (39’).
Kartonat e verdhë:  Vojvoda, Kryeziu, Halimi - Nedyalkov, Slavchev, I. Popov, S. Popov, Antov.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli (Paçarada 79’), Kryeziu, Shala (59’), Rashica, Celina (Halimi 58’), Zeneli dhe Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov, Malinov (Minchev 76’), Kostadinov (Antov 80’), Nedelev (Zanev 68’), Slavchev, S. Popov dhe Delev.

Grupi A
Kosova-Bullgaria        1:1
Mali i Zi-Anglia    1:5
Tabela
1. Anglia    2    2    0    0    10:1    6
2. Bullgaria    2    0    2    0    2:2    2
3. Kosova    1    0    1    0    1:1    1
4. Mali i Zi    2    0    1    1    2:6    1
5. Çekia    1    0    0    1    0:5    0

89’ Milot Rashica brenda 16-shit me goditje qendrore, por portieri bullgar edhe një herë shpëtoi ekipin e tij.

87’ Arbër Zeneli nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, hodhi një goditje mjeshtërore dhe për disa centimtra topi jashtë portës, ngase portierin bullgar vetëm me shikim e shikoi dhe ishte me fat.

86’ Gjithçka e paqartë, Kosova kërkon fitoren, Bullgaria ta ruajë rezultatin në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Fadil Vokrri”.

82’ Kosova brilante po lufton me shpirt, e  meriton fitoren në bazë të rasteve, në ndeshjen e saj hapëse në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2020.

Kosova-Bullgaria    1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: G. Mazeika (Lituania).
Shënues: Zeneli (62’)-Bozhikov (39’).
Kartonat e verdhë:  Vojvoda, Kryeziu - Nedyalkov, Slavchev, I. Popov, S. Popov.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli (Paçarada 79’), Kryeziu, Shala (59’), Rashica, Celina (Halimi 58’), Zeneli dhe Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov, Malinov (Minchev 76’), Kostadinov (Antov 80’), Nedelev (Zanev 68’), Slavchev, S. Popov dhe Delev.

78’ Leart Paçarada futet në lojë në vend të Benjamin Kololli.

76’ Bullgaria është me fat deri me tash në bazë të rasteve të Kosovës. Por bukuria e kësaj loje është goli fantastik i Arbër Zenelit në minutën e 62-t, që ngriti në këmbë tërë stadiumin.

72’ Ndeshje e fortë, dramatike dhe asgjë nuk dihet, luftë për fitore, një Ksovë e shkëlqyeshme.

69’ Kosova gjithnjë në ofensivë, kërkon golin e epërsisë dhe të fitores.

65’ Në bazë ta rasteve Kosova u desh të jetë në epërsi me 3 ose 4:1, por Bullgaria me fat dhe fal portierit Mihaylov.

62’ Arbër Zeneli nga rreth 19-20 metra me një goditje mjeshtërore e la të shtangur portierin bullgar Mihaylov dhe topi futet në këndin e majtë të portës, 1:1.

Kosova-Bullgaria    1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: G. Mazeika (Lituania).
Shënues: Zeneli (62’)-Bozhikov (39’).
Kartonat e verdhë:  Nedyalkov, Slavchev, I. Popov, S. Popov.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala (59’), Rashica, Celina (Halimi 58’), Zeneli dhe Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov, I. Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov, Malinov, Kostadinov, Nedelev, Slavchev, S. Popov dhe Delev.

57’ Kosova më kërkuese por e pafat.

55' ' Vedat Muriqi dinak brenda 16-shit, me goditje përtoke qëlloi shtyllën e majtë të portierit Mihaylov. Vërtet Kosova po tregohet shumë energjike, por e pafat që të realizojnë.

54’ Bullgaria luan mjaft ashpër, ku e dëshëmon se deri me tash katër lojtarë të saj janë ndëshkuar me karton të verdhë, si Nedyalkov, Slavchev, I. Popov, S. Popov.

54’ Bullgaria luan mjaft ashpër, ku e dëshëmon se deri me tash katër lojtarë të saj janë ndëshkuar me karton të vedhë, si Nedyalkov, Slavchev, I. Popov, S. Popov.

49’ Kosova pritet të jetë edhe më energjike, kërkon golin e barazimit.

47’ Kosova në presion të rezultatit dhe beson se mund të bëjnë përmbysje nëse luajnë sikur në pjesën e parë dhe i shfrytëzojnë rastet.

Filloi pjesa e dytë.

Kosova-Bullgaria    0:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: G. Mazeika (Lituania).
Shënues: Bozhikov (39’).
Kartonat e verdhë:  Nedyalkov, Slavchev, Popov.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov, Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov, Malinov, Kostadinov, Nedelev, Slavchev, Popov dhe Delev.

 

45’ Mërgim Vojvoda humb një rast që nuk humbet i cili nga afërsia gjuan në duart e portierit bullgar.

44’ Milot Rashica humb një rast ideal, i cili nga afërsia nuk e mposhti portierin Mihaylov.

42’ Kosova sulmon me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin.

39’ Rivënia nga këndi, mbrojtja e Kosovës nuk reagoi si duhet dhe ishte në gjumë, kurse Vasil Bozhikov nga afërsia me kokë mposhti portierin Muriq dhe 0:1.

35’ Bersant Celina si stuhi, me një depërtim vetjak nga rreth 17 metra godet fortë dhe portieri Mihaylov mezi shpëtoi portën e tij.

31’ Po shkojmë drejt fundit të pjesës së parë, vetëm një rast deri me tash, kur Rashica qe i pafat në minutën e 9-të.

28’ Lojë mjaft angazhuese, Bullgaria mbrohet me sukses por duket  e rrezikshme me kundërsulme.

24’ Kosova luan me shumë siguri, menaxhon lojën për mrekulli me një mesfushë të shkëlqyeshme dhe me sulm të frikshëm.

Image

20' Nuk ka gola.

18’ Tensione mes futbollistëve, Vojvoda përplaset me Nedyalkov.

17’ Lojë shumë e mirë, por ende pa gola, Kosva lufton me mish e më shpirt dhe e mban në presion rivalin.

14’ Nuk ka gol, Kosova ka pasur një rast të mirë por e pafat.

9’ Pafat Kosova, një veprim i shpejt i Kosovës sikur rrufe, gati sa përfundoi me gol. Milot Rashica kalon portierin dhe kur pritej topi të futet në rrjetë, njëri nga mbrojtësit e shpëtoi portën e Bullgarisë. Dridhi Bullgaria.

7’ Nuk ka ndryshim rezultati, lojë mesatare, kombëtaret matin forcat e njërit tjetrit dhe luajnë me shumë kujdes.

5’ Kosova luan më mirë, kërkon me ngulm golin.

3’ Bullgaria duket më e rrezikshme këto minutat e parë, por që pritet Kosova të mobilizohet.

2’ Ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë, e luftuar deri në pikën e fundit. Fillon ndeshja, Kosova-Bullgaria, emocione dhe stadiumi kaltër e verdhë.

Dalin në fushë futbollistët, stadiumi tërësisht në kaltër e verdhë. Intonohet himnet.

Pak minuta deri te fillimi i sfidës.

Kosova-Bullgaria    
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Shikues: 13.000.
Gjyqtar: G. Mazeika (Lituania).
Kosoova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Kryeziu, Shala, Rashica, Celina, Zeneli dhe Muriqi.
Bullgaria: Mihaylov, Popov, Bodurov, Bozhikov, Nedyalkov, Malinov, Kostadinov, Nedelev, Slavchev, Popov dhe Delev.

Të gjithë në pritje të sfidës drithëruese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mes Kosovës dhe Bullgarisë në kuadër të ndeshjes së parë të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Ndërkaq, në kryeqytet është një atmosferë e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat