Shqipëria fiton bindshëm në Andorra

Futboll

Shqipëria fiton bindshëm në Andorra

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:32
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) –  Shqipëria u kthye me tri pikë të mëdha, duke e mposhtur me rezultat 3:0 ekipin e Andorrës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit H të kualifikueseve në Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Në minutën e parë, Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në tërthorëse. Pas një minute (2’), dëmtohet Shqipëria. Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

Në minutën e 21-të, Armando Sadiku kalon në avantazh skuadrën e Bulkut pas një gafe të portierit kundërshtar. Kurrsesi nuk mund të gabonte sulmuesi i Kombëtares, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 27-të, drithërima në portën e Etrit Berishës, Klemente provon me një goditje fluturimthi nga distanca, topi shkon ngjitur me portë. Një tjetër aksion i rrezikshëm i Shqipërisë. Xhaka lëshon një predhë nga goditja e dënimit, grushton në vështirësi portieri Gomes pikërisht në minutën e 30-të.

Pranë golit të dytë Shqipëria në minutën e 33-të. E pabesueshme çfarë ka humbur Xhaka me portën e boshatisur nga shumë pranë vijës fatale. Në minutën e 87-të, Bekim Balaj dyfishon rezultatin. Sulmuesi shkodran përfiton nga një gabim i mbrojtjes vende dhe me një goditje potente brenda zonës mposht për herë të dytë portierin Gomes. Në minutën e 90+5′, goditje dënimi për Shqipërinë.

Provon Memushaj, topi stampohet në traversë, i vëmendshëm aty Amir Abrashi që gjuan saktë me kokë duke realizuar golin e tretë. Fitorja e parë e Shqipërisë pas humbjes nga Turqia me 2:0 dhe pas shkarkimit të selektorit Christian Panuccit.
 
Andorra-Shqipëria 0:3
Stadiumi "Estadi Nacional" në Andorra la Vella.
Gjyqtar: F. Glova (Sllovakia).
Shënues: Sadiku (21’), Balaj (88’), Abrashi (90+5’).
Kartonat e verdhë: Lima, Rubio, Martinez, Gomes-Abrashi.
Andorra: Gomes, Rubio, Llovera, Lima, San Nicolas, Rodrigues, Rebes, Vales (Pujol 84’), Clemente (Cervos 68’), Martinez (Alaez 74’) dhe Vieira.
Shqipëria: Berisha, Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Grezda (Balaj 70’), Kaçe, Basha, Xhaka (Abrashi 67’), Uzuni dhe Sadiku.
Grupi A
Kosova-Bullgaria        1:1
Mali i Zi-Anglia    1:5
Tabela
1. Anglia    2    2    0    0    10:1    6
2. Bullgaria    2    0    2    0    2:2    2
3. Kosova    1    0    1    0    1:1    1
4. Mali i Zi    2    0    1    1    2:6    1
5. Çekia    1    0    0    1    0:5    0
 
Grupi B
Portugalia-Serbia    1:1
Luksemburgu-Ukraina    1:2
Tabela
1. Ukraina    2    1    1    0    2:1    4   
2. Luksemburgu    2    1    0    1    3:3    3
3. Portugalia    2    0    2    0    1:1    2
4. Serbia    1    0    1    0    1:1    1
5. Lituania    1    0    0    1    1:2    0
Grupi H
Turqia-Moldavia    4:0
Andorra-Shqipëria    0:3
Franca-Islanda    4:0
Tabela
1. Franca    2    2    0    0    8:1    6
2. Turqia    2    2    0    0    6:0    6
3. Shqipëria    2    1    0    1    3:2    3
4. Islanda    2    1    0    1    2:4    3
5. Andorra    2    0    0    2    0:5    0
6. Moldavia    2    0    0    2    1:8    0

Shqipëria fiton bindshëm  me 3:0 ndaj Andorra-s.

90+5′ Goditje dënimi për Shqipërinë. Provon Memushaj, topi stampohet në traversë, i vëmendshëm aty Abrashi që gjuan saktë me kokë duke realizuar golin e tretë.

87' Bekim Balaj dyfishon rezultatin. Sulmuesi shkodran përfiton nga një gabim i mbrojtjes vende dhe me një goditje potente brenda zonës mposht për herë të dytë portierin Gomes.75′ Uzuni lëviz bukur në hyrje të zonës dhe servir për Sadikun, i cili provon të harkojë një top të rrezikshëm për Balajn, por topi del jashtë vijave kufizuese.

72′ Kaçe hedh një top të rrezikshëm në zonë, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

69’ Kosova gjithnjë në ofensivë, kërkon golin e epërsisë dhe të fitores.

59′ Rubio ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ergys Kaçes.

58′ Moment përgjumje në mbrojtje. Gjimshiti nuk merret vesh me Ismajlin dhe i dhuron një goditje nga këndi Andorrës.

48′ Shqipëria e nis në sulm, duke kërkuar golin e dytë, me Sadikun dhe Uzunin, të cilët provojnë të zënë në befasi mbrojtësit kundërshtarë.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Filloi pjesa e dytë.

Andorra-Shqipëria 0:1
Stadiumi "Estadi Nacional" në Andorra la Vella.
Gjyqtar: F. Glova (Sllovakia).
Shënues: Sadiku (21’).
Kartonat e verdhë: Lima.
Andorra: Gomes, Rubio, Llovera, Lima, San Nicolas, Rodrigues, Rebes, Vales, Clemente, Martinez Alejo dhe Vieira.
Shqipëria: Berisha, Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Grezda, Kaçe, Basha, Xhaka, Uzuni dhe Sadiku.

Përfundoi pjesa e parë

40′ Uzuni provon të depërtojë nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga mbrojtësit e Andorrës.

34′ Tjetër aksion i rrezikshëm në zonën e Andorrës, Sadiku për pak sa nuk shënon golin e dytë.

33′ Pranë golit të dytë Shqipëria. E pabesueshme çfarë ka humbur Xhaka me portën e boshatisur nga shumë pranë vijës fatale. Me fat Andorra në këto minuta.

30′ Një tjetër aksion i rrezikshëm i Shqipërisë. Xhaka lëshon një predhë nga goditja e dënimit, grushton në vështirësi portieri Gomes.

27′ Drithërima në portën e Berishës, Klemente provon me një goditje fluturimthi nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën.

29' Shqipëria më e mirë.

21' Armando Sadiku kalon në avantazh skuadrën e Bulkut pas një gafe të portierit kundërshtar.

15′ Shqipëria hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit, vendasit provojnë të ulin rritmin e lojës me faulla të shumtë.

10′ Aliji harkon një top të rrezikshëm nga e majta, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit vendas.

6′ Lima ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Uzunit.

2′ Shqipërisë i mohohet një 11-metërsh i pastër pas ndërhyrjes së gabuar të futbollistëve vendas ndaj Grezdës, por gjyqtari vazhdon lojën.

1′ Start fantastik i Shqipërisë. Grezda depërton bukur nga e majta, harkon një top të rrezikshëm për Uzunin, i cili godet bukur, por topi stampohet në traversë.

Fillon ndeshja.

Andorra-Shqipëria
Stadiumi "Estadi Nacional" në Andorra la Vella.
Gjyqtar: F. Glova (Sllovakia).
Andorra: Gomes, Rubio, Llovera, Lima, San Nicolas, Rodrigues, Rebes, Vales, Clemente, Martinez Alejo dhe Vieira.
Shqipëria: Berisha, Aliji, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Grezda, Kaçe, Basha, Xhaka, Uzuni dhe Sadiku.

Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë, pritet me padurim dhe sidomos nga kombëtarja kuqezi e cila kërkon pikët e para pas humbjes si vendas me rezultat 2:0 nga Turqia. Andorra nuk është edhe rival aq i lehtë por Shqipëria është favorite me gjithë problemet e fundit, veçmas pas shkarkimit të përzgjedhësit Christian Panucci. Sfidë që zgjon peshë në kuadër të grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropioan 2020 në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat