Portugali-Serbi: Lajm katastrofal për portugezët

Futboll

Portugali-Serbi: Lajm katastrofal për portugezët

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:44
Cristiano Ronaldo

Portugalia është duke barazuar 1-1 me Serbinë, në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të Grupit B, për kualifikimet “Euro2020”.

Dusan Tadic fillimisht kaloi Serbinë në minutën e shtatë nga penalltia, por portugezët barazuan në minutën e 42-të me anë të Danilo Pereiras.

Sidoqoftë, lajm katastrofal për Portugalin është se superylli i kësaj Kombëtare, Cristiano Ronaldo i cili u desh të zëvendësohej në minutën e 31-të pasi pësoi një dëmtim.

Marrë parasysh kualitetet që posedon ky futbollist, është vërtetë hendikep i madh për Portugalinë lëndimi i tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat