Rashica: Kërkush s’ka qef ma shumë se unë me shënu!

Futboll

Rashica: Kërkush s’ka qef ma shumë se unë me shënu!

Më: 25 mars 2019 Në ora: 23:15
Milot Rashica

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica kishte disa mundësi të mira shënimi në sfidën e sotme ndaj Bullgarisë – mirëpo nuk arriti të mposht portierin kundërshtar.

Kosova ka barazuar ndaj Bullgarisë me rezultatin 1-1, në ndeshjen e parë për kualifikimet në kampionatin evropian.

Rashica u shpreh i zhgënjyer që nuk shënoi, mirëpo tha se fati nuk e deshti – pasi ai ka dëshirë më shumë se të gjithë të tjerët për të gjetur rrjetën.

“Fatin nuk e deshti që na me shënu më shumë gola. Kam pas disa raste, por me pak fat besoj që në ndeshje tjera të shënojë”, tha fillimisht Rashica për SS.

“Kërkush nuk ka pas dëshirë më të madhe se unë që me shënu dhe ne me fitu sfidën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat