Zhegrova flet për kritikat, ‘shpërthen’ me deklaratën pas ndeshjes - Bota Sot
Zhegrova flet për kritikat, ‘shpërthen’ me deklaratën pas ndeshjes

Futboll

Zhegrova flet për kritikat, ‘shpërthen’ me deklaratën pas ndeshjes

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:09
Edon Zhegrova

Anësori i Kosovës, Edon Zhegrova, ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje kritikat që ka marrë pas ndeshjes me Danimarkës.

“Nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka qenë problem për mua, ata munden me jep kritika tërë ditën, por unë vazhdojë me punu dhe me dhanë maksimumin për ekipin”, ka thënë Zhegrova, në një paraqitje për televizionin publik.

Edhe në ndeshjen ndaj Bullgarisë, sikur në atë ndaj Danimarkës, Zhegrova u inkuadrua kah mesi i pjesës së dytë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Bëmë maksimumin që të kthejmë rezultatin, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë Zhegrova.

“Dëshira jonë ishte që të fitojmë, e gjitha ekipa ka dhënë maksimumin, por fati nuk ishte në anën tonë”, ka thënë ai më pas për KTV-në.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...