Me barazimin e sotëm, Kosova lë mbrapa Gjermaninë, Brazilin, Spanjën e Francën

Futboll

Me barazimin e sotëm, Kosova lë mbrapa Gjermaninë, Brazilin, Spanjën e Francën

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:23
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka debutuar në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020” me një barazim kundër Bullgarisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka barazuar 1:1 me Kombëtaren e drejtuar nga Petar Hubchev.

Kosova ndodhet në Grupin A me Kombëtare si Bullgaria, Anglia, Çekia dhe Mali i Zi.

Ndërkaq, me barazimin e sontëm, Kosova renditet në vendin e tretë me një pike të grumbulluar.

Kështu, djelmoshat e Bernard Challandes e dërgojnë numrin e ndeshjeve pa humbje në 12 duke lënë mbrapa Kombëtare si Brazili, Anglia, Gjermania, Franca, Belgjika e Franca.

Image

Për suksesin e Kosovës tani ka shkruar edhe kompania e basteve “bet365”, duke listuar ndeshjet pa humbje të skuadrave në nivel ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat