Serbia hallakatet, TV Nova e njohu Kosovën!

Futboll

Serbia hallakatet, TV Nova e njohu Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:11
Serbia hallakatet, TV Nova e njohu Kosovën!

Kosova dhe Kosova, bum, bum, bum në futbollin ndërkombëtar. E gjithë bota vëmendjen nga Kosova, nga loja fantastike e kombëtares tonë, nga një barazim 1:1 me Bullgarinë në kuadër të eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020 dhe dorën në zemër e meritonim fitoren bindëse, por të pafat.
Një farë portal në Serbi, “Informer”, hallakatet për atë çfarë ka bërë TV Nova. Ata shkruajnë: “Turp dhe marri për TV Nova, e ka njoh Kosovën”! “ Në vend që të tregojnë ndryshe emrin e vendit që nuk ekziston, ‘Nova TV’ shkruan vetëm - Kosovë.

Image

Turp i madh! Në këtë mënyrë, "Nova TV" e njohu Kosovën dhe kështu i dha një shuplakë të madhe gjithë tifozëve nga Serbia. Ndryshe nga "New S", grekët në programin e tyre kurrë nuk e kanë shkruar emrin e Maqedonisë, një shtet që ata nuk e kanë njohur...”, raporton ky farë ‘Informer’. Ky farë 'Informer' ka kërkuar që të shkruhet e ashtuquajtura Kosovë dhe për këtë ka sulmuar ashpër TV Novën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat