Gazeta serbe nga inati emrin e Kosovës e shkruan që as mendja s’ta kap! 

Futboll

Gazeta serbe nga inati emrin e Kosovës e shkruan që as mendja s’ta kap! 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:34
Gazeta serbe nga inati emrin e Kosovës e shkruan që as mendja s’ta kap! 

Po kjo Kosovë po fut frikë të madhe edhe të kombëtaret tjera të Evropës! Rezultatet fantastike, barazimi në miqësore 2:2 me Danimarkën dhe 1:1 me Bullgarinë, në kuadër të Kampionatit Evropian në futboll, janë sinjale se Kosova është Brazili i dytë. Dhe shih habinë, gazeta serbe ‘Sportski Zurnal’, nuk i përmbahet etikës profesionale, pothuajse i zihet fryma apo ngufatet nga barazimi i Kosovës, shkruan me një primitivizëm.

Turpi i një gazetës sportive e veshur me petkun e nacionalizmit të shfrenuar, harron se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Ata me pak rreshta e mohojnë Kosovën, por assesi rezultatin e saj dhe ky barazim i ka goditur rëndë shumë rëndë. “Shqipëria ka arritur triumfin e pritur në Andorrë, ndërsa e ashtuquajtura Kovoso fitoi një pikë kundër bullgarëve të dobët”, shkruan ‘Sportski Zurnal’.

Nga inati i këtij barazimit të madh, as emrin Kosova nuk kanë mundur të shkruan mirë kjo gazetë sportive serbe, duke e bërë Kovoso! Sa të paskrupullt janë serbët! Kështu është kur të kap sikleti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat