Kosova e para në botë. Brazili, Serbia e shohin nga pas! Ja pse

Futboll

Kosova e para në botë. Brazili, Serbia e shohin nga pas! Ja pse

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:45
Kosova e para në botë. Brazili, Serbia e shohin nga pas! Ja pse

Kombëtarja e Kosovës u ndal në barazim 1:1 ndaj Bullgarisë, në një ndeshje ku “Dardanët” patën të gjitha shanset për ta fituar, duke parë lojën dhe rastet që lojtarët e trajnerit Challandes krijuan.

Gjithsesi Kosova ia doli të qëndrojë e pamposhtur për ndeshjen e 12-të radhazi, duke vendosur rekord botëror sa i takon ndeshjeve radhazi që nuk ka pësuar humbje. 

Skuadra me lojtarë të rinj, por me talent të madh ia ka dalë të jetë e pamposhtur që nga nëntori i vitit 2017. Më pas vijoi me Ligën e Kombeve përgjatë vitit 2018 dhe së fundi me dy barazimet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, ndeshje të cilat mund t’i kishin fituar .Kosova e para në botë. Brazili, Serbia e shohin nga pas! Ja pse

Ndeshje të pamposhtur:

Kosova - 12

Afrika e Jugut - 11

Mali - 9

Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali dhe Serbi - 8

Brazil, Angli, Marok, Nigeri dhe Katar - 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat