Carrasco kërkon të largohet nga Kina dhe të kthehet në Evropë

Futboll

Carrasco kërkon të largohet nga Kina dhe të kthehet në Evropë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:41
Yannick Carrasco

Futbollisti belg nuk është i lumtur me futbollin që luhet në Kinë.

Yannick Carrasco dëshiron të ndryshojë përsëri ambientin ku luan, shkruan KosovaPress.

Futbollisti belg, i cili në vitin 2018 u transferua në Kinë nga Atletico Madridi te skuadra e Dalian Yifang, kërkon rikthimin në Evropë.

25-vjeçari kishte marrë shumë oferta gjatë afatit kalimtar të janarit për një rikthim në kontinentin e vjetër, por gjatë bisedimeve me drejtuesit e klubit aktual për gjetjen e një zgjidhjeje u vendos se ai duhet të qëndronte.

Sipas medieve në Belgjikë, Carrasco nuk dëshiron të luajë më në kinë dhe gjatë verës do të luajë në një skuadër evropiane.

Për futbollistin kanë shprehur interesim Interi dhe Milani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat