Hysaj kërkon trajner italian për Shqipërinë

Futboll

Hysaj kërkon trajner italian për Shqipërinë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:07
Foto

Fitorja me Andorrën 3-0 ka ngjallur shpresat që Shqipëria do të këndellet dhe t’i kthehet rezultateve pozitive.

Largimi i Christian Panuccit, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së, të kërkojnë trajnerin e ri, por përkundër faktit që përmenden shumë emra, ende nuk ka asgjë konkrete.

Kapiteni i kuqezinjve Elseid Hysaj në një intervistë për mediat në Shqipëri, ka shprehur dëshirën që trajneri i radhës të jetë përsëri italian.

“Duhet një trajner që të kuptojë lojtarët dhe të ketë një mënyrë loje të kuptueshme”, tha ai. “Shpresoj të vijë një trajner italian, pasi e njohin futbollin dhe të na japë dorë të mirë”.

Shqipëria ka tri pikë pas dy ndeshjeve të para të luajtura në grup për kualifikimet e Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat