Zidane bisedime me Mbappe, në marrëveshje përfshihet ‘ylli’ i Realit

Futboll

Zidane bisedime me Mbappe, në marrëveshje përfshihet ‘ylli’ i Realit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:13
Zidane dhe Mbappe

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Spanja bëjnë me dije që Zinedine Zidane ka biseduar me Kylian Mbappe për transferimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili foli për programin “El Chiringuito”  Mbappe i ka bërë të qartë trajnerit francez se do të ulet të bisedojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe do i kërkojë që ta lërë të lirë të largohet këtë verë.

Për më tepër, gazetari spanjoll siguroi se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe James Rodriguez, i cili nuk preferon të qëndrojë te Bayern Munchen, mirëpo Zidane nuk e konsideron pjesë të skuadrës.

Po ashtu, Isco do të jetë një tjetër emër që do përfshihet në marrëveshje, duke qenë se spanjolli ka hasur vështirësi me Solarin, tani me Zidane situata është ndryshe, por fantazistin do e kërkojë PSG, duke qenë se tashmë kanë humbur shërbimet e Adrien Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat