Operacion në mushkëri

Futboll

Operacion në mushkëri

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:29
Bruno Telushi

Bruno Telushi drejt operacionit për të shmangur plotësisht problemin në mushkëri. Mesfushori vlonjat i Partizanit, u shtruar në spital që pas ndeshjes së fituar me Teutën, do t’i nënshtrohet në orët në vijim ndërhyrjes, që koha e riaftësimit të plotë të jetë sa më e shpejtë dje të mos ketë të njëjtin problem në të ardhmen.

Por sa do t’i mungojë 27-vjeçari skuadrës së kuqe? Sigurisht që pas një operacioni do të duhen disa javë (gati një muaj) që të rikuperohet gjendja fizike. Në kampin e kuq shpresojnë që Telushi të jetë gati për pjesën më të rëndësishme të fazës së katërt të sezonit.

Pas përplasjes direkte me Kukësin, këtë të premte, skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të luajë me Luftëtarin në “Selman Sërmasi”, në javën e fundit të fazës së tretë, më pas do të presë Skënderbeun në javën e parë të fazës së katërt. Pasi të pushimit në javën e dytë (do të përplasjes me Kamzën), luan në transfertë me Kastriotin.

Stafi i Partizanin beson se në takimin me Laçin ose të paktën në derbi me Tiranën, Telushi të jetë sërish në dispozicion të skuadrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat