U tërhoq shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës 

Futboll

U tërhoq shorti për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës 

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:44
Rexhep Gaxholli

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Fillimisht përfaqësuesit e klubeve i përshëndetën Vjollca Krasniqi, kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtare e KE të FFK-së dhe Valbona Gashi-Uka, shefe e futbollit të femrave. Me këtë rast u bë e ditur edhe data e fillimit të stinorit pranveror për Ligën U16, e cila do të nisë më 6 prill. Ndërkohë, në bazë të shortit në gjysmëfinale do të takohen Mitrovica – Feronikeli dhe Kosova (P) – Liria. Ndeshjet e para zhvillohen më 17 prill, derisa ato të kthimit më 24 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat