Kur do të kthehet Ronaldo? - Bota Sot
Kur do të kthehet Ronaldo?

Futboll

Kur do të kthehet Ronaldo?

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:20
Kur do të kthehet Ronaldo?

Cristiano Ronaldo iu është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen mes Portugalisë dhe Serbisë për kualifikueset e Euro 2020.

Rezultati i buletinit mjekësor i publikuar nga Juventusi tregon se portugezi vuan nga një tërheqje e lehtë muskulorë në kofshën e djathtë. Nuk është përcaktuar ende një datë fikse për rikthimin e tij, sepse gjendja do të monitorohet ditë pas dite.

Gjithsesi “Sky Sport” bën me dije se 34-vjeçari do të qëndrojë detyrimisht pushim për dy ndeshjet e Serie A, atë ndaj Empoli dhe ndaj Cagliari. Ndërkohë që më 6 prill është sfida me Milanin, që është në dyshim sipas medies italiane, por me të gjitha gjasat edhe për këtë ndeshje Ronaldo do të qëndrojë pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...