Mediat serbe: Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj Kosovës.... - Bota Sot
Mediat serbe: Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj Kosovës....

Futboll

Mediat serbe: Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj Kosovës....

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:39
Mediat serbe: Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj Kosovës....

Mediat serbe kanë reaguar pas përhapjes së lajmit që ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve. Ndeshja kualifikuese e Kampionatit Evropian 2020 ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës mund të zhvillohet pa praninë e shikuesve. Tifozët malazezë kanë bërë thirrje raciste ndaj futbollistë me ngjyrë anglezë, prandaj UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës Malazeze të Futbollit .Insporti ka raportuar për incidentin e ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Malit të Zi dhe Anglisë. Me këtë rast, Mali i Zi mund të dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues, që nënkupton se dueli me Kosovën më 7 qershor të zhvillohet pa praninë e shikuesve.Rreth këtij vendimi të mundshëm kanë reaguar mediat serbe. “Malazezët pa tifozë në ndeshjen historike ndaj të së ashtuquajturës Kosovë në Podgoricë?”, shkruan në titull “Telegrafi.rs”. “Nëse merren në konsideratë problemet eventuale që mund të shfaqen me një vend që nuk është i njohur, ndoshta ky është një ‘aksion preventiv’ për ta bërë punën më të lehtë”, vazhdon një medium serb. Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kualifikuese të Evropianit ndaj Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë, ndërsa duelin tjetër e zhvillon më 10 qershor ndaj Bullgarisë, po ashtu në udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...