United mer vendimin për Poul Pogba

Futboll

United mer vendimin për Poul Pogba

Më: 26 mars 2019 Në ora: 18:39
Poul Pogba

Manchester United do të refuzojë çdo ofertë që do të vijë gjatë verës për mesfushorin francez Paul Pogba. Burime nga klubi kanë bërë me dije për ESPN se kampioni i botës do të jetë pjesë e “djajve” edhe sezonin e ardhshëm. Edhe pse Real Madrid e Juventus këmbëngulin për të marrë mesfushorin 26-vjeçar, Pogba do të luajë në Premier League edhe sezonin tjetër.

Manchester United mori këtë vendim pas deklaratës së francezit, se për të është një ëndërr të luajë për Real Madrid. Sidomos tani që “los blancos” drejtohen nga patrioti i tij, Zinedine Zidane. Ndërkohë që, dëshira e Juventusit për ta rikthyer në Serinë A kampionin e botës është e vjetër, që kur ekipi drejtohej nga Jose Mourinho.

Sipas ESPN, mesfushori e ka ndarë mendjen për të shkuar në Spanjë, por United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të mirë. Për këtë arsye, “djajtë” do të refuzojnë çdo ofertë, duke e konsideruar Pogba të pashitshëm. Me ardhjen e trajnerit Solskjaer, francezi ka rilindur, duke qenë protagonist në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat