Të premten luhen dy ndeshje në elitë

Futboll

Të premten luhen dy ndeshje në elitë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:12
Të premten luhen dy ndeshjet në elitë

Është caktuar orari i ndeshjeve për ndeshjet në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, garat në elitën tonë vazhdojnë me dy ndeshjet që zhvillohen të premten në kuadër të javës së 24-t, ku takohen Ferizaj – Drita dhe Liria – Llapi, derisa dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën. Java e 24-t, e premte: Ferizaj-Drita (14.00), Liria-Llapi (14.00), e shtunë: Gjilani-Trepça ’89 (14.00), KEK-u-Drenica (14.00) dhe të dielën: Ballkani-Prishtina (14.00) e Flamurtari-Feronikeli (ora 17.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat