Me shumë vështirësi, Argjentina ka fituar miqësoren e dytë të marsit ndaj Marokut me rezultatin 1-0.
Megjithëse miqtë kishin mungesën e Messi-t, ata u munduan gjatë gjithë kohës të luanin në sulm dhe iu afruan golin jo pak herë.
Megjithatë, tifozët argjentinas duhet të prisnin minutën e 84’ për të festuar golin e fitores.
Ishte sulmuesi i Atletico Madrid Angel Correa ai që ka zhbllokuar rezultatin në fund të takimit duke i dhënë fitoren vendit të tij.
Ky ishte testi i fundit i trajnerit Lionel Scaloni në prag të Copa America 2019. Pas paraqitjes zhgënjyese të premten ndaj Venezuelës, kjo fitore qetëson situatën në vendin e Amerikës së Jugut. Edhe Maroku po përgatitet për një turne veror teksa do të marrë pjesë në Africa Cup of Nations 2019 që do të zhvillohet në Egjipt.